INFORMATIVA

NË BAZË të RREGULLORES (BE) 2016/679,

më pas edhe GDPR

 

  1. Informacione të përgjithshme: Shoqëria e nënshkruar (G & P Cosmetics s.r.l., më poshtë do të quhet shkurt "Shoqëria") ju informon se për qëllimet e specifikuara më poshtë, do të trajtojë të dhënat personale që keni vendosur në formular ose në vijim pas dërgimit të formularit. Do të kërkohen dhe do të trajtohen vetëm të dhënat e nevojshme për qëllimet e përmendura në këtë dokument informues

     

  2. Qëllimet dhe baza ligjore: Të dhënat mund të trajtohen nga Shoqëria:

     

    • me qëllim regjistrimin tuaj në aplikacion dhe për të shfrytëzuar gjithë funksionet e tij. Baza ligjore për këtë trajtim të dhënash është: miratimi
    • për përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji, nga një rregullore ose nga normativa komunitare dhe për interesin legjitim, përkatësisht atë të ushtrimit ose të mbrojtjes së një të drejte të Shoqërisë në selitë përkatëse. Baza ligjore për këtë trajtim të dhënash është: përmbushja e detyrimeve ligjore, ushtrimi i interesave legjitimë
    • Me miratim paraprak, me qëllim kryerjen e komunikimeve reklamuese/informuese për produkte, shërbime apo iniciativa të Shoqërisë dhe të ortakëve të saj, gjithçka nga ana e Shoqërisë në adresën e emailit të komunikuar përmes broshurave informuese edhe periodike (ju kujtojmë se dërgimi i emaileve mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike me ndihmën e instrumenteve të automatizuar); Baza ligjore për këtë lloj trajtimi është: miratimi

     

  3. Detyrimi ose jo i dhënies së të dhënave personale: Dhënia e të dhënave personale përkatëse bëhet sipas dëshirës për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa A e dokumentit informues, por mosdhënia e tyre do të sjellë në çdo rast pamundësinë e regjistrimit në aplikacion dhe të shfrytëzimit të funksioneve të tij. Miratimi për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa A e këtij dokumenti informues është gjithmonë me vullnet të lirë (mund të revokohet në çdo moment duke iu drejtuar me shkrim titullarit të trajtimit të të dhënave në adresat e poshtëshënuara) por mosdhënia e miratimit do të sjellë pamundësinë e regjistrimit në aplikacion dhe të shfrytëzimit të funksioneve të tij. Dhënia e të dhënave personale është e nevojshme për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa B të këtij dokumenti informues dhe mosdhënia e tyre mund të sjellë pamundësinë e regjistrimit në aplikacion dhe të shfrytëzimit të funksioneve të tij. Miratimi dhe dhënia e të dhënave personale për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa C e këtij dokumenti informues bëhen gjithmonë me vullnet të lirë dhe sipas dëshirës, por mosdhënia e tyre mund të sjellë pamundësinë e të qenit pjesë e aktiviteteve të përmendura në këtë pikë; miratimi mund të revokohet gjithmonë duke iu drejtuar me shkrim titullarit të trajtimit të të dhënave në adresat e poshtëshënuara ose përmes mënyrave të tjera që specifikohen në broshurat informuese.

     

  4. Kategoritë e marrësve të të dhënave: të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa A, nuk do të komunikohen nga Shoqëria, përveç komunikimit me anëtarët e komunitetit, nëse i interesuari do ta përdorë këtë shërbim. Për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa B të këtij dokumenti informues, të dhënat mund t’ju komunikohen avokatëve, këshilluesve ligjorë, enteve publike, organeve gjyqësore dhe atyre policore si dhe postave (të cilët mund të shohin adresën për dërgimin e komunikimeve të mundshme me shkrim). Për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa C, të dhënat nuk do të komunikohen. Shoqëria do t’ju komunikojë vetëm të dhënat e domosdoshme për ushtrimin e qëllimeve të përmendura në këtë dokument informues.  Mund të delegohen më pas nga Shoqëria për trajtimin e të dhënave për llogarinë tuaj, të gjithë subjektet e deleguar posaçërisht për trajtimin e të dhënave (punonjës të sektorit të cilit i është dërguar kërkesa, punonjës të administrimit të faqes, edhe jashtë Shoqërisë, si për shembull këshillues ligjorë, teknikë informatikanë, punonjës të cilësisë, punonjës të sistemeve informative edhe jashtë shoqërisë, punonjës të marrëdhënieve me publikun) dhe përgjegjësit e trajtimit të të dhënave (të emëruar gjithmonë nga Shoqëria) edhe jashtë Shoqërisë (si kompani të kontraktuara të teknologjisë së informacionit, kontraktorë të këshillimeve të marketingut, kontraktorë që menaxhojnë dërgimin e broshurave informuese). Listën e plotë të përgjegjësve e gjeni duke i drejtuar një kërkesë titullarit të trajtimit të të dhënave në adresat e poshtëshënuara.

  5. Ruajtja e të dhënave: të dhënat mund të ruhen dhe të trajtohen nga Shoqëria përgjatë gjithë periudhës së nevojshme për ushtrimin e qëllimeve të përmendura në këtë dokument informues. Periudha e ruajtjes së të dhënave është si më poshtë:

    - për detyrimet ligjore, rregulloret dhe normativat komunitare, të dhënat mund të ruhen për periudhat e përcaktuara nga këto burime normative;

    - për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa A e këtij dokumenti informues, të dhënat mund të ruhen deri në revokimin e mundshëm të miratimit/kërkesës për anulim ose çregjistrimit nga aplikacioni; të dhënat mund të ruhen edhe në vijim, me qëllim demonstrimin e miratimit të dhënë paraprakisht për gjithë periudhën gjatë së cilës i interesuar mund të bëjë kontestime. 

    - për qëllimet e përmendura në pikën 2, germa C e këtij dokumenti informues, të dhënat mund të ruhen deri në momentin e revokimit të miratimit ose të kërkesës së anulimit. Të dhënat mund të ruhen edhe në vazhdim, me qëllim demonstrimin e miratimit të dhënë paraprakisht për gjithë periudhën gjatë së cilës i interesuari mund të bëjë kontestime.

    - në çdo rast, të gjitha të dhënat mund të ruhen për një periudhë të nevojshme për ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte të shoqërisë në bazë të normativave italiane dhe atyre evropiane.

  6. Titullari i trajtimit të të dhënave dhe Përgjegjësi i mbrojtjes së të dhënave: titullar i trajtimit të të dhënave është G & P s.r.l. me seli në rrugën De Gasperi, 8 – 52037 Sansepolcro (AR) – ITALI Telefoni: +39.0575.720.682 Emaili: info@ilovesensus.it s.r.l. Deri më sot nuk është parashikuar dhe nuk është e nevojshme me ligj që Shoqëria të ketë një përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave, i cili, nëse do të nevojitej, do të bëhej i ditur përmes faqes së internetit https://www.ilovesensus.it të Shoqërisë, të cilën ju ftojmë ta vizitoni herë pas here edhe për përditësime të mundshme të këtij dokumenti informues
  7. Të drejtat: ju informojmë se GDPR parashikon mundësinë që i interesuari t’i kërkojë titullarit të trajtimit të të dhënave (në adresat e lartshënuara) qasjen te të dhënat personale dhe korrigjimin, fshirjen ose kufizimin e trajtimit të tyre, mbartjen e tyre; i interesuari mund të ketë gjithashtu mundësinë ta kundërshtojë trajtimin e të dhënave si dhe të ushtrojë të drejta të tjera që përmenden në kapitullin 3, seksioni 1 i GDPR, ku ndër të tjera citohet edhe e drejta e revokimit të miratimit, nëse parashikohet një gjë e tillë: revokimi i miratimit nuk cenon ligjshmërinë e trajtimit të të dhënave, bazuar në miratimin e dhënë para revokimit.
  8. Ankesat: I interesuari, nëse e sheh të arsyeshme, mund të ngrejë një ankesë pranë Ofruesit italian të privatësisë, referencat e të cilit i gjeni në faqen e internetit www.garanteprivacy.it
  9. Mënyrat e trajtimit të të dhënave: të dhënat mund të trajtohen nga Shoqëria në mënyrë shkresore, manuale, informatike dhe telematike (por duke ruajtur dhe trajtuar të dhënat në mënyrë si shkresore ashtu edhe informatike). Të gjitha të dhënat në fjalë do të ruhen dhe do të trajtohen nga Shoqëria, duke adoptuar gjithë masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre, në përputhje me gjithë normativat në fuqi (përkatësisht në respektim të parimeve të ligjshmërisë, transparencës, mbrojtjes dhe privatësisë së të dhënave) dhe ngushtësisht të lidhura me qëllimet e përmendura në këtë dokument informues. Për këtë të dhëna do të kryhen vetëm proceset e nevojshme për ushtrimin e qëllimeve të përmendura në këtë dokument informues. Të dhënat do të ruhen, për sa i përket Shoqërisë, pranë selive të saj dhe pranë përgjegjësve të trajtimit të të dhënave që janë emëruar nga Shoqëria (përveç palëve të treta që përmenden në këtë dokument informues, të cilëve u komunikohen të dhënave dhe që i trajtojnë ato në cilësinë e titullarëve autonomë). Të dhënat organizohen edhe në banka të dhënash, në baza të dhënash edhe informatike.

 

Vini re: Për qëllimet për të cilat parashikohet pëlqimi, ky i fundit nuk mund të jepet nga subjektet nën 14 vjeç dhe për këtë arsye subjektet e përmendura nuk do të jenë objekt i veprimeve të përpunimit për të cilin kërkohet pëlqimi e nuk mund t’i kërkojnë ato.

Me dhënien e pëlqimit, pala e interesuar deklaron të jetë mbi 14 vjeç

 

Përditësim i dokumentit informues të datës 03.09.2019

close

CONTATTACI

    Sei un:

    Preso atto dell’informativa e avendola compresa in tutti i suoi punti

    Acconsento/non acconsento (barrando l’apposita casella) al trattamento per le finalità indicate al punto 2 lett. A della informativa (in sintesi: per rispondere alla richiesta di informazioni)

    AcconsentoNon acconsento