PRIVACY POLICY
SENS.ÙS APP

Pse ky njoftim:

 

Në këtë faqe përshkruhen mënyrat e administrimit të app-it në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve që e konsultojnë atë. Përpunimi bazohet gjithmonë në parimet e ligjshmërisë dhe të korrektësisë në përputhje me të gjitha normat aplikuese në fuqi (e pra në respekt edhe të parimeve të nevojshmërisë, korrektësisë, ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së konfidencialitetit) dhe për arsyet që lidhen ngushtë me pikësynimet e rastit.
Të dhënat personale objekt përpunimi do të përpunohen nga G & P Cosmetics s.r.l. (më poshtë e quajtur edhe “Shoqëri”), edhe duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike në mënyrë që të pakësojë në maksimum, me anën e masave të duhura parandaluese për sigurinë, rrezikun e zhdukjes së tyre ose humbjes, edhe në mënyrë të rastësishme, për hyrje të paautorizuar tek të dhënat ose për veprime përpunimi që janë të paligjshme ose të papërshtatshme me qëllimet për të cilat të dhënat janë mbledhur. Të dhënat do të përpunohen vetëm me veprimet e nevojshme për të përmbushur qëllimet e caktuara në këtë dokument dhe në informativat e tjera që u janë dhënë mundësisht përdoruesve në momentin e mbledhjes së të dhënave të tyre dhe për çka u referohen ato.

Të dhënat e përpunuara në përputhje me të gjitha normat në fuqi dhe në respekt të RREGULLORES (BE) 2016/679
Të dhënat edhe mund të organizohen gjithashtu në bazë të dhënash/database informatike.
Ky dokument përbën po ashtu një informativë që jepet në bazë të nenit 13 të RREGULLORES (BE) 2016/679, për ata që bashkëveprojnë me shërbimet web të kësaj faqeje, për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kujtojmë që të gjitha të dhënat mund të përpunohen gjithmonë për të bërë të mundur respektimin ose mbrojtjen e një të drejte të Shoqërisë në seli të përshtatshme (pra për interesa të ligjshme) e për të gjitha detyrimet e parashikuara nga ligji, nga një rregullore ose nga normat komunitare, duke kujtuar që në këtë prizëm pëlqimi është i nevojshëm dhe mosdhënia e pëlqimit do të sjellë pamundësinë për të hyrë në app dhe/ose të lidhet çfarëdo raporti me Shoqërinë dhe për qëllimet e përmendura të dhënat mund të jenë dhe t’u komunikohen organeve gjyqësore ose policisë, avokatëve ose kujtdo që do t’i duhen pikërisht për të përmbushur detyrimet e parashikuara nga ligji, nga një rregullore ose nga normat komunitare ose për të bërë të mundur respektimin ose mbrojtjen e një të drejte të Shoqërisë.

Llojet e të dhënave të përpunuara dhe mënyrat e përpunimit të tyre

 

Të dhënat e lundrimit

 

Gjatë ushtrimit normal të punës, sistemet informatike dhe procedurat software të duhura për funksionimin e këtij app-i marrin disa të dhëna, transmetimi i të cilave është i heshtur në përdorimin e protokolleve të komunikimit në Internet.

 

Janë informacione që janë mbledhur për t’u lidhur me përdorues të identifikuar, por për vetë natyrën e tyre, me anë përpunimesh dhe bashkëlidhjesh me të dhëna të mbajtura nga palë të treta, mund të lejojnë identifikimin e përdoruesve.

 

Në këtë kategori të dhënash marrin pjesë adresat IP ose emrat e domaineve të pajisjeve të përdorura nga përdoruesit që lidhen me app-in, adresat në shënim URI (Uniform Resource Identifier) të burimeve të kërkuara, orari i kërkesës, metoda e përdorur për të parashtruar kërkesën në server, përmasat e file-it të marrë si përgjigje, kodin numerik tregues të gjendjes së përgjigjes së dhënë nga serveri (me sukses, gabim, etj.) dhe parametra të tjera lidhur me sistemin operativ dhe me ambjentin informatik të përdoruesit.
Këto të dhëna përdoren nga Shoqëria vetëm me qëllim që të nxjerrë informacione statistikore anonime për përdorimin e app-it dhe për të kontrolluar funksionimin e mirë dhe fshihen menjëherë pas përpunimit. Të dhënat mund të përdoren për verifikimin e përgjegjësisë në rast kur supozohen krime informatike në dëm të app-it ose të Shoqërisë në përgjithësi.

 

Të dhënat mund të përpunohen në formë letre, me dorë, informatike dhe telematike (duke ruajtur dhe përpunuar pra Shoqëria të dhënat si në formë letre ashtu edhe në formë informatike).
Dhënia e pëlqimit për këto të dhëna është e lirë (me përjashtim kur kërkohen nga organet gjyqësore ose policia, në këto raste pëlqimi është i nevojshëm) por kur nuk jepet pëlqimi, nuk do të jetë e mundur hyrja në app.

COOKIES

 

Nuk ka Cookies

Të dhënat e ofruara vullnetarisht nga përdoruesi

 

Referojuni formularëve të posaçëm

 

Titullari për përpunimin e të dhënave dhe Përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave: titullari i të dhënave është G & P Cosmetics s.r.l. me seli në rrugën De Gasperi, 8 – 52037 Sansepolcro (AR) – ITALI Telefoni: +39.0575.720.682 Email: info@ilovesensus.it Aktualisht nuk parashikohet nga ligji një përgjegjës për mrojtjen e të dhënave nga Shoqëria, nëse kjo bëhet e nevojshme, do të njoftoheni në çdo rast me anë të faqes së internetit të Shoqërisë https://www.ilovesensus.it që ju fton të vizitoni rregullisht edhe për çdo përditësim të kësaj informative.

 

Të drejtat: ju njoftojmë se GDPR-ja parashikon mundësinë për të interesuarin t’i kërkojë titullarit të të dhënave (në adresat e lartpërmendura) hyrjen tek të dhënat personale, korrigjimin ose anulimin e të dhënave personale ose kufizimin e përpunimit përkatës, transportueshmërinë e të dhënave; i interesuari  mund të ketë gjithashtu mundësinë për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave dhe për të ushtruar të drejtat e tjera të përfshira në kryen 3  pjesa 1 e GDPR-së, ku ndër të tjerash citohet e drejta për të anuluar pëlqimin, ku parashikohet: anulimi i pëlqimit nuk paragjykon ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin e dhënë para anulimit.

 

Ankesat: i interesuari mund të paraqesë ankesë tek Garantuesi Italian i Mbrojtjes së të dhënave, referencat e të cilit mund të gjenden në faqen e internetit www.garanteprivacy.it

 

Baza Juridike: baza juridike përbëhet nga detyrimet ligjore (ligjet italiane dhe evropiane), po ashtu edhe nga interesat e ligjshme të titullarit në lidhje me marrëdhënien e titullarit me përdoruesit (si interesi i ligjshëm për të respektuar ose mbrojtur një të drejtë dhe interesi i ligjshëm për të lejuar teknikisht shfletimin dhe përdorimin e shërbimeve të faqes internet). Për më tepër, për qëllimet për të cilat jepet pëlqimi, baza juridike është vetë pëlqimi.

Fushëveprimi i komunikimit dhe i shpërndarjes

 

Asnjë informacion nuk do të shpërndahet nga Shoqëria.

 

Ju lutemi referojuni pjesëve të posaçme të informativës specifike që gjenden në form dhe në këtë policy.

 

Kohëzgjatja e ruajtjes

 

Për të dhënat e shfletimit dhe cookies, shihni pjesët përkatëse të kësaj politike.

Për të dhënat që gjenden në form, shihni pjesët përkatëse.

Për detyrimet ligjore, rregulloret dhe normativat komunitare, të dhënat mund të ruhen për periudhat e vendosura nga këto normativa;

 

Në çdo rast, të gjitha të dhënat mund të ruhen për një periudhë të nevojshme për të respektuar ose mbrojtur një të drejtë të Shoqërisë në bazë të rregullores italiane dhe evropiane.

 

Informativa specifike

 

Si është përmendur më parë, në brendësi të faqjes ka informativa specifike përmbledhëse në pjesët e vetë faqes të vendosura sipas shërbimeve të veçanta me kërkesë. Ju lutemi gjithashtu t’u referoheni këtyre informativave që plotësojnë këtë policy.

 

Informativa është përditësuar më 15/02/2019. Përditësime të mundshme, në respekt të një politike revizionimi të vazhdueshëm të informativave, do të raportohen në këtë faqe dhe duke i shkruar Shoqërisë gjithashtu do të jetë e mundur të merren versionet e mëparshme të policy privacy-s dhe të informativave.

 

close

CONTATTACI

    Sei un:

    Preso atto dell’informativa e avendola compresa in tutti i suoi punti

    Acconsento/non acconsento (barrando l’apposita casella) al trattamento per le finalità indicate al punto 2 lett. A della informativa (in sintesi: per rispondere alla richiesta di informazioni)

    AcconsentoNon acconsento